Nga Vendi
7 April 2026
Dauti: Ndërpritet seanca pasi kërkova material në gjuhën shqipe, përjetova presion në Kuvend

Deputetja Ilire Dauti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, duke denoncuar, sipas saj, presion dhe pengim të ushtrimit të të drejtave të saj si përfaqësuese.

Dauti deklaroi se gjatë seancës ku pritej të diskutohej strategjia për parandalimin e dhunës, kërkesa e saj që materiali të sigurohej në gjuhën shqipe ka shkaktuar tensione. Ajo theksoi se është përballur me presion, duke shtuar se “u gjenda mes dhunës psikologjike, madje u kërkua të ndërhyjë sigurimi vetëm pse kërkova të drejtën që materiali të më sigurohet në gjuhën shqipe”.

Sipas saj, situata ngriti pikëpyetje mbi trajtimin e barabartë në institucione, “ndalesh e pyet veten pse duhet të jetë kështu në shtetin ku të gjitha obligimet i kemi njëjtë”, u shpreh deputetja.

Ajo shtoi se për shkak të rrethanave, ndërprerja e seancës ishte e pashmangshme, duke theksuar se reagimi i saj ndaj kësaj situate nuk do të ndalet.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq para deputetëve serbë: Me Kosovën duhet të arrijmë një zgjidhje kompromisi22 June 2021
KSHZ Maqedoni: Këto janë komunat në të cilat kryetarët janë zgjedhur që në raundin e parë18 October 2021
Mickoski: 14 njerëz vdiqën në Tetovë dhe ende mendohen për dorëheqje23 September 2021