Nga Vendi
8 April 2026
Tre persona ndalohen për sulm pranë varrezave të Butelit, dy të plagosur

Tre persona nga Shkupi janë privuar nga liria pasi dyshohen për një sulm të ndodhur pranë varrezave të Butelit, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për A.M., 48 vjeç, dhe djemtë e tij J.M., 26 vjeç dhe B.M., 27 vjeç, të cilët janë ndaluar gjatë ditës së 7 prillit në dy termine të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kur të dyshuarit kanë sulmuar dy punonjës të ndërmarrjes SH.A. Butel, duke përdorur mjete të ndryshme, përfshirë një pistoletë me gaz dhe sende të forta. Të dëmtuarit, E.D., 51 vjeç dhe M.D., 54 vjeç, kanë pësuar lëndime trupore, të konfirmuara në IPSH Shën Naum i Ohrit.

Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur pasi punonjësit i kanë vërejtur të dyshuarit pranë një ceremonie varrimi dhe, duke i njohur nga raste të mëparshme, i kanë paralajmëruar se do të njoftonin policinë, çka ka çuar në përshkallëzimin e situatës.

Të dyshuarit janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë
Rekord I Ri I Rasteve Të Reja Me Covid-19 Në RMV17 October 2020
Egli Tako surprizon në “Për Shqiptarët” 4 October 2025
Shtrenjtohet benzina, ulet çmimi i dizelit në Maqedoni14 September 2026