Nga Vendi
8 April 2026
Afrim Gashi: 8 Prilli, thirrje për barazi dhe përfshirje të komunitetit rom

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar komunitetin rom me rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si moment reflektimi dhe angazhimi shoqëror.

Në mesazhin e tij, Gashi vlerëson kontributin dhe identitetin e komunitetit rom ndër shekuj, duke nënvizuar se kjo ditë përfaqëson një thirrje për më shumë barazi dhe respektim të të drejtave të njeriut, “kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm reflektimi dhe vlerësimi për kulturën e pasur dhe identitetin e veçantë që komuniteti rom ka ndërtuar ndër shekuj, ajo është gjithashtu një thirrje e vazhdueshme për të forcuar angazhimin tonë për barazi dhe përfshirje”.

Ai thekson se komuniteti rom mbetet pjesë e rëndësishme e mozaikut shoqëror dhe kulturor në vend, duke shtuar se institucionet kanë përgjegjësi për krijimin e politikave gjithëpërfshirëse, “theksoj përgjegjësinë që institucionet kanë për të garantuar mundësi të barabarta, arsim cilësor dhe një jetë dinjitoze për çdo qytetar pa dallim”.

Në përfundim, Gashi bën thirrje që kjo ditë të shërbejë si nxitje për forcimin e mirëkuptimit dhe avancimin e vlerave të barazisë në shoqëri.



Të ndryshme
Më shumë
Besimi: Nga pikëpamja fiskale nuk ka bazë që taksa ekologjike të shihet si taksë krize 1 July 2021
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina në Maqedoni22 September 2021
Viti 1991 – Këngëtarja në foto, sot një nga zërat më të dashur për publikun23 September 2021