Nga Rajoni
8 April 2026
Isa Mustafa: Për zgjidhjen e presidentit duhet marrëveshje mes pozitës dhe opozitës

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë promovimit të librit të tij, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe marrëveshjes mes palëve politike.

“Në qoftë se dëshirojmë zgjidhje, ose në qoftë se jemi të gatshëm edhe si pozitë edhe si opozitë ta bëjmë presidentin, atëherë duhet të ketë hapësirë për marrëveshje”, tha Mustafa para mediave, duke shtuar se duhet të zgjidhet një personalitet që të kryejë detyrën pa anshmëri politike.

Ai theksoi gjithashtu: “Që do të thotë, duhet të ulen pozita dhe opozita, të merren vesh bashkërisht për një personalitet, për një personalitet i cili kishte me e kry këtë punë pa anime politike”.



Të ndryshme
Më shumë
“Ke nis me dal prej binareve” – “dështon” kënga e re e Taynës30 July 2021
Engjëjt që nuk dorëzohen - Adriana Lima dhe Alessandra Ambrosio përsëri në shfaqjen e Victoria's Secret19 October 2026
Ramë Lahaj: Ma keni lehtësu tej mase dhimbjen10 August 2021