Nga Vendi
9 April 2026
Prindërit e viktimave të zjarrit në Pulse takojnë drejtuesin e Mjekësisë Ligjore, provat do paraqiten në gjyq

Disa nga prindërit e fëmijëve që humbën jetën në zjarrin tragjik të diskotekës Pulse në Koçan u takuan sot me drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, Aleksandar Stankov për të kërkuar sqarime mbi analizat toksikologjike të autopsive. Stankov deklaroi se gjithçka që duhej shpjeguar ishte sqaruar dhe se të gjitha provat do të paraqiten publikisht gjatë seancave gjyqësore, duke theksuar: “Biseduam dhe gjithçka që duhej shpjeguar deri më tani u ishte shpjeguar. Siç kam deklaruar më parë, gjithçka që na është kërkuar është përfunduar dhe të gjitha provat do të paraqiten publikisht gjatë seancave gjyqësore”.

Aleksandar Naunov, babai i Nadica Naunovës dhe kryetar i Shoqatës së Qytetarëve “16 Mars 2025 Koçani”, tha pas takimit se materialet janë dorëzuar Prokurorisë dhe çdo informacion mbi analizat do të bëhet i ditur vetëm në gjykatë: “Drejtori Aleksandar Stankov na priti sot, ne biseduam me të. Ai nuk mund të thotë se nga çfarë dhe si është, duhet të sillet në gjykatë”.

Gjykimi për zjarrin në Pulse, ku humbën 63 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, vazhdon në sallën e gjyqit në Idrizovë. Seancat janë në fazën e provave dhe po merren në pyetje dëshmitarët e propozuar nga prokuroria, nën drejtimin e gjyqtares Dijana Gruevska-Ilievski dhe ekipit prej 15 prokurorësh publikë.



Të ndryshme
Më shumë
Sot sërish marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në “Pulse” 4 October 2025
Prej 1 viti nuk heq vetullat dhe mustaqet, 31-vjeçarja: Burrat më shajnë në rrugë17 September 2021
Figurat kryesore politike në rajon reagojnë për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit26 November 2025