Nga Rajoni
12 April 2026
Non-paper-i për Protokollin me Bullgarinë hap dilema të reja për procesin eurointegrues

Iniciativa e raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, për të sqaruar paqartësitë rreth Protokollit me Bullgarinë ka rikthyer debatin mbi ndikimin e tij në procesin eurointegrues të vendit. Në një non-paper të dërguar eurodeputetëve, ai kërkon mbështetje për amendamentin 108, duke ngritur shqetësime për natyrën dhe përmbajtjen e protokollit të dytë.

“ Nëse Protokolli përmban kushte identitare-politike, interpretim të historisë, klasifikim gjuhësor, përmbajtje të teksteve shkollore, kjo mund të jetë në konflikt me mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase”, theksoi Waitz, duke shtuar se raste të tilla nuk janë parë te vendet e tjera kandidate.

Megjithatë, ekspertët nuk presin që kjo nismë të sjellë ndryshime të menjëhershme. Simonida Kacarska vlerëson se procesi për të sqaruar rolin e protokollit është kompleks dhe afatgjatë, duke theksuar se “çështja e ndryshimeve kushtetuese nuk do të preket nga një vlerësim i mundshëm i efektit juridik të protokollit”.

Ajo nënvizoi se fokusi duhet të jetë tek puna e Komisionit të historisë, ku sipas saj ekzistojnë paqartësitë më të mëdha për interpretimet.

Ndërkohë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u shpreh se interpretimi i protokolleve kërkon qasje fleksibile, duke deklaruar se “kreativiteti ndonjëherë është i domosdoshëm dhe mund të ketë interpretime të ndryshme të protokollit”.

Pas publikimit të dokumentit, edhe Iliana Iotova zhvilloi takime me eurodeputetët bullgarë, duke kërkuar koordinim më të madh për mbrojtjen e qëndrimeve të Sofjes në këtë proces.



Të ndryshme
Më shumë
Deklarata bombë e John Bolton: “Shkëmbimi teritoreve nuk qe ide e SHBA, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiçi 5 July 2020
Cilët kanë qenë emrat e kontaktuar nga “Big Brother VIP” për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? 1 October 2021
Kasami për menaxhimin e mbeturinave: Ka pasur marrëveshje korruptive me deponinë Drisla27 October 2021