Nga Rajoni
12 April 2026
Berisha akuza ndaj Ramës për ekonomi dhe pensione, i quan mashtrime deklaratat për rritje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të pavërtetë pretendimin për rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve në vend.

Në një videomesazh, Berisha kritikoi ashpër bonusin për pensionistët, duke deklaruar se “bonusi i pensioneve për 690 mijë pensionistë është ndër më qesharakët, janë 2 kile domate në muaj”, ndërsa shtoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.

Ai e lidhi situatën ekonomike me emigrimin masiv, duke theksuar se sipas të dhënave të Eurostat, mbi një milion shqiptarë janë larguar gjatë viteve të fundit. Sipas tij, kjo ka ndikuar edhe në rënien e lindshmërisë dhe tkurrjen demografike.

Berisha vuri në dyshim edhe shifrat për investimet e huaja, duke pretenduar se një pjesë e madhe e tyre janë riinvestime ose blerje pronash, dhe jo investime të drejtpërdrejta që gjenerojnë zhvillim ekonomik. Ai shtoi se prodhimi industrial, bujqësor dhe eksportet janë në rënie, duke e cilësuar situatën si recesion.

“Investimet e vërteta direkte kanë rënë në nivelet e viteve 2004-2008 dhe janë ndër më të ultat e kohës”, u shpreh ai, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim ekonomik dhe mungesë transparence.



Të ndryshme
Më shumë
Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin e Serbisë21 June 2020
Liderët shqiptar që duan të shkojnë bashkë në BE, u ndanë në Shkup 1 July 2025
“Kush je ti? Ku po na con?”, Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit 4 September 2021