Nga Rajoni
12 April 2026
Times Square ndriçohet me klip për Samitin e Diasporës në Tiranë, promovim global i eventit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ndarë në rrjetet sociale një video nga sheshi “Times Square” në New York, ku në një ekran gjigand është shfaqur një klip promovues për Samitin e Diasporës që nis më 13 prill në Tiranë.

Në videon e realizuar me inteligjencë artificiale shfaqen figura historike si Ismail Qemali dhe Nënë Tereza, si pjesë e mesazhit simbolik për identitetin shqiptar në botë.

“Ngjyrat kuqezi dallojnë kudo, në çdo cep të botës, por askund nuk ndriçojnë më fort sesa në Times Square”, ka shkruar Hoxha, duke e cilësuar promovimin si dëshmi të fuqisë së identitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Samiti i IV i Diasporës Shqiptare do të zhvillohet në Tiranë nga 13 deri më 15 prill 2026, nën moton “Diaspora Shqiptare 2030, Përmes rrënjëve lartësohemi”, duke mbledhur përfaqësues nga politika, ekonomia, shkenca dhe arti.

Më herët, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë samit si një ngjarje që vlerëson kontributin e diasporës dhe lidhjet e saj me Shqipërinë.



Të ndryshme
Më shumë
Zyrtare: Real Madridi konfirmon shitjen e Achraf Hakimit te Interi 2 July 2020
Kasami i hyj në ‘pashallëk’ kandidatit të BDl-së Jahoski në Pllasnicë 3 July 2020
OBRM-PDUKM: Zaevi me procesin e regjistrimit e çon Maqedoninë në zjarr epidemik24 March 2021