Nga Rajoni
12 April 2026
Identiteti digjital drejt zbatimit, projektligji synon zëvendësimin e kartave fizike

Qeveria shqiptare po avancon drejt transformimit digjital të identifikimit të qytetarëve, përmes një projektligji të ridepozituar që parashikon krijimin e portofolit të identitetit elektronik. Ky sistem synon të zëvendësojë gradualisht dokumentet fizike, duke i transferuar ato në pajisjet personale.

Sipas dokumentit, qytetarët do të kenë mundësi të identifikohen, të nënshkruajnë dokumente dhe të kryejnë shërbime online me vlefshmëri të plotë ligjore, njësoj si me kartat tradicionale. “Mungesa e një ligji të konsoliduar që të përcaktojë rregulla të qarta për njohjen reciproke të identifikimit elektronik dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian nxjerr në pah nevojën për një kuadër të ri ligjor”, thuhet nga Këshilli i Ministrave.

Megjithatë, implementimi i këtij sistemi parashikon edhe kosto të konsiderueshme, ku sipas përllogaritjeve ndërtimi dhe mirëmbajtja për një periudhë 10-vjeçare do të arrijë në rreth 703 milionë lekë me TVSH.

Projektligji synon gjithashtu integrimin me standardet evropiane dhe njohjen ndërkufitare të identitetit digjital, por mbeten sfida të rëndësishme, veçanërisht në aspektin e kapaciteteve teknike dhe mbrojtjes së të dhënave personale.



Të ndryshme
Më shumë
Dokumenti sekret, betimi i Fatmir Haklajt për të vrarë Azem Hajdarin29 June 2020
Kurti priti Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, thekson rritjen ekonomike dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë15 July 2026
Eros Grezda konfirmon ndarjen nga Oriola Marashi: Secili ka ëndrrat dhe punët e veta26 August 2021