Nga Vendi
13 April 2026
MPB nis aksion evropian për kontroll të shpejtësisë në rrugë, kontrolle 24-orëshe më 15 prill

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut është bërë e ditur se nga data 13 deri më 19 prill do të zhvillohet aksioni evropian për kontroll të shpejtësisë në komunikacion, në kuadër të rrjetit ROADPOL.

Sipas MPB-së, Policia Rrugore e Maqedonisë së Veriut do t’i bashkohet këtij aksioni me kontrolle të shtuara ndaj vozitjes mbi shpejtësinë e lejuar, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe uljen e aksidenteve.

Në njoftim theksohet se më 15 prill, nga ora 00:00 deri më 16 prill në ora 00:00, do të zhvillohet “Maratona 24-orëshe e shpejtësisë”, gjatë së cilës do të ketë kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin e shtetit.

Nga MPB-ja u theksua se “qëllimi nuk është ndëshkimi, por qarkullimi në kufijtë e lejuar të shpejtësisë, një qarkullim që shpëton jetë”, duke shtuar se projekti “Safe City” dhe kontrollet e vazhdueshme synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndryshimin afatgjatë të sjelljes së shoferëve.



Të ndryshme
Më shumë
Policia e Maqedonisë jep detaje për arrestimin e fajdexhive në Shkup23 October 2025
Carovska: Testimin e nxënësve e koordinon Ministria e Shëndetësisë12 October 2021
Janë hapur vendvotimet në rajonin e Tetovës, 184,132 qytetarë me të drejtë vote15 July 2020