Nga Vendi
14 April 2026
Mickoski: Doganat me rezultate rekord, tejkalohet për herë të parë pragu prej 12 miliardë denarësh në muaj

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Drejtoria e Doganave ka arritur performancën më të lartë në historinë e saj gjatë 20 muajve të fundit, duke shënuar të ardhurat më të mëdha që nga themelimi.

Në ceremoninë e mbajtur me rastin e 34-vjetorit të institucionit në Sallën e Filarmonisë, ai theksoi se për herë të parë është tejkaluar pragu prej 12 miliardë denarësh të ardhura mujore, duke e cilësuar këtë si rezultat të reformave dhe përmirësimit të funksionimit institucional.

“Ky është një rezultat që nuk vjen rastësisht, por është produkt i një qasje sistemike, kontrollit të përforcuar dhe koordinimit më të mirë”, u shpreh Mickoski.

Ai shtoi se qeveria ka ndërmarrë masa për të vendosur rend në institucione, për të ulur ekonominë informale dhe për të rritur efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave, duke theksuar se situata e mëparshme ishte e karakterizuar nga kaos dhe dobësi strukturore.

Sipas tij, procesi i normalizimit tashmë ka përfunduar dhe institucionet funksionojnë me rregulla të qarta dhe me fokus në rezultate konkrete. Ai veçoi edhe rolin e drejtorit të Doganave, Boban Nikollovski, si dhe bashkëpunimin me ministren e Financave, Gordana Koçoska-Dimitrieska.

“Me digjitalizimin e proceseve dhe vendosmërinë për të luftuar korrupsionin, kemi krijuar një sistem që prodhon rezultate”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se prioritet mbetet modernizimi i mëtejshëm i sistemit dhe forcimi i mekanizmave për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.

Burimi: Deklaratë publike e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Zot, fal mirësi dhe paqë në zemrat e njerëzve!26 November 2021
Me ceremoni zyrtare fillon seanca e përbashkët në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës16 September 2021
Rikthimi i dasmave, Policia: Krismat nëpër dasma llogariten vepër penale e dënueshme deri në pesë vite burg21 June 2021