Nga Vendi
14 April 2026
Filipçe: Fitorja në Hungari sinjal për fundin e autokracive në rajon

Kryetari i Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Venko Filipçe, deklaroi në një konferencë për shtyp se zhvillimet e fundit në Hungari përfaqësojnë një kthesë të rëndësishme politike me ndikim për gjithë rajonin.

Sipas tij, qytetarët hungarezë kanë dhënë një mesazh të qartë kundër autokracisë, duke e cilësuar rezultatin si një fitore historike të demokracisë, e Evropës mbi ndikimet e jashtme dhe e sundimit të ligjit mbi korrupsionin.

Filipçe theksoi se ky zhvillim tejkalon kufijtë e Hungarisë, duke shtuar, fitorja historike në Hungari i dërgon një mesazh të qartë të gjithë rajonit se koha e autokratëve po mbaron dhe se rajoni i përket Evropës, jo Rusisë.

Ai përmendi edhe liderë rajonalë, duke deklaruar se ndryshimet politike pritet të reflektohen më gjerë, ndërsa ngriti akuza për lidhje politike dhe ekonomike mes strukturave qeverisëse në vend dhe rrethit të Viktor Orbán.

Në këtë kontekst, Filipçe paralajmëroi se partia që ai drejton do të kërkojë hetim të plotë për marrëdhëniet e dyshuara të biznesit, duke theksuar se me ndryshimet në Hungari do të hapen çështje të reja për transparencë dhe përgjegjësi.



Të ndryshme
Më shumë
Futbollisti i njohur i propozon të dashurës me unazën 470,000 euro24 June 2021
Eskobar: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë bisedimet me BE-në para fundit të këtij viti29 October 2021
Detaje tronditëse nga vrasja e Caroline, burri ishte në lidhje me një transgjinor në Greqi: Ishte i dhunshëm 6 August 2021