Nga Vendi
16 April 2026
Tearca drejt investimeve të reja në sport, takim mes Memishit dhe Sadikut

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka pritur sot në një takim zyrtar zëvendësministren e Sportit, Safije Sadiku, ku në fokus kanë qenë projektet aktuale dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive në këtë komunë.

Gjatë bisedës, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për nevojën e përmirësimit të kushteve për aktivitetet sportive, me qëllim krijimin e hapësirave më të përshtatshme për të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.

Në takim është theksuar edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, i cili u konsiderua si faktor kyç për realizimin e projekteve konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Përfaqësuesit institucionalë kanë shprehur gatishmërinë për të rritur investimet në sport, duke e parë atë si një element të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror dhe promovimin e vlerave pozitive tek rinia.



Të ndryshme
Më shumë
Biden: Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi 5 July 2021
Gropë 10 metra në rrugën Dibër – Mavrovë16 October 2021
Kosova humbet finalen ndaj Turqisë, shuhet ëndrra për Botërorin 1 April 2026