Nga Bota
17 April 2026
UN Women: Dhjetëra gra dhe vajza humbasin jetën çdo ditë në Gaza

Një raport i publikuar nga UN Women ngre alarmin për pasojat e rënda të konfliktit në Gaza, ku sipas të dhënave, mesatarisht të paktën 47 gra dhe vajza humbnin jetën çdo ditë gjatë periudhës së luftës.

Sipas raportit, mbi 38 mijë gra dhe vajza janë vrarë në Gaza nga tetori i vitit 2023 deri në dhjetor të vitit 2025, duke e bërë këtë konflikt një nga më të rëndët për këtë kategori në krahasim me përplasjet e mëparshme në rajon.

Zyrtarja e agjencisë, Sofia Calltorp, deklaroi se “gratë dhe vajzat përbënin një përqindje shumë më të lartë të vdekjeve sesa në konfliktet e mëparshme në Gaza”, duke theksuar dimensionin e rëndë humanitar të situatës.

Agjencia paralajmëroi se humbjet kanë vijuar edhe disa muaj pas një armëpushimi të brishtë, duke kërkuar vëmendje dhe ndërhyrje më të madhe ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 330 mijë votues në Shqipëri në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë votojnë sot për zgjedhjet e kryebashkiakëve të rinj 9 November 2025
Reshje të rrëmbyeshme e përmbytje paralajmërohen në Britani 3 August 2021
Lidhja e tyre shkon në një tjetër nivel! Veprimin e fundit të Encës ndaj Beartit nuk e priste askush16 June 2021