Nga Vendi
17 April 2026
Dënohet ish-avokati i shtetit në Shkup për ryshfet, hetimet çojnë edhe te një gjyqtar

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg ish-avokatin e shtetit dhe avokatin aktual, Fehmi Stafa, pasi u kap në flagrancë duke marrë ryshfet në një rast të ndjekur nga autoritetet.

Sipas Prokurorisë, ai kishte kërkuar 100 mijë euro për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit në Shkup, me qëllim lirimin nga paraburgimi të klientit të tij, Ljupço Pecov, i njohur me nofkën “Djalli”. Në momentin e arrestimit, Stafa kishte marrë 20 mijë euro, ndërsa e ka pranuar fajin dhe ka arritur marrëveshje me Prokurorinë, çka ka ndikuar në uljen e dënimit.

Hetimet e mëtejshme kanë përfshirë edhe gjyqtarin Gjoko Ristov, në shtëpinë e të cilit janë gjetur 350 mijë euro të fshehura në mur, për të cilat prokuroria dyshon se nuk kanë origjinë të justifikuar.

Ndaj tij është ngritur aktakuzë për fshehje pasurie dhe pastrim parash, ndërsa rasti vijon të jetë nën hetim nga organet e drejtësisë.



Të ndryshme
Më shumë
YouTube fshin miliona lajme të rreme për koronavirusin26 August 2021
Shkupi paralajmëron rritjen e çmimit të naftës17 June 2021
Petrushevski akuzon LSDM-në se qëndron pas protestës së sindikatave14 March 2026