Nga Vendi
17 April 2026
Qeveria shqyrton heqjen e TVSH-së për ushqimet, Mickoski paralajmëron masa kundër rritjes së çmimeve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po shqyrton masa të reja ekonomike në funksion të stabilizimit të çmimeve, përfshirë mundësinë e heqjes së TVSH-së për produktet ushqimore dhe rishikimin e akcizave për karburantet.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se në kushtet e rritjes së çmimeve dhe paqëndrueshmërisë në tregjet botërore, qeveria është e gatshme të ndërhyjë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

“Ne kemi në dispozicion mundësinë që TVSH-në nga 5% ta bëjmë 0%, sepse marzha e tregtarëve sipas nesh është nën 15%, ndërsa sipas tyre nën 10%”, tha Mickoski, duke shtuar se aktualisht nuk ka sjellje spekulative nga zinxhirët tregtarë dhe se tregu po funksionon në mënyrë të qëndrueshme.

Sa i përket çmimeve të karburanteve, ai theksoi se qeveria po pret përllogaritjet zyrtare dhe më pas do t’i rekomandojë Komisionit Rregullator veprimet përkatëse mbi akcizat, duke siguruar se situata po menaxhohet brenda kornizave ligjore.

Mickoski shtoi se është vërejtur edhe rritje e kërkesës për karburante, si pasojë e lëvizjeve rajonale dhe presioneve në treg, por sipas tij furnizimi mbetet i qëndrueshëm.

Burimi: Alsat-M



Të ndryshme
Më shumë
Nga sot në funksion sporteli “Qytet i Sigurt”17 December 2025
Megi Doçi fiton “Topin e Artë” për vajza 2025, trofeun e dorëzon anëtarja e KE-së, Anila Basha15 December 2025
Kadaj-Bujupi për Bregoviqin: S’ka çka lypë në Shqipëri, figura e tij është e papranueshme13 August 2021