Nga Rajoni
18 April 2026
Haxhiu viziton Dardanet para ndeshjes me Bullgarinë, mesazh mbështetjeje për vajzat

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e vajzave, në prag të përballjes me Bullgarinë.

Gjatë qëndrimit në kamp, ajo u prit nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili falënderoi institucionet për mbështetjen ndaj futbollit të femrave dhe vlerësoi paraqitjet e deritanishme të ekipit.

“Vajzat tona me përkushtimin dhe rezultatet e tyre na kanë bërë krenarë të gjithëve. Uroj që me këtë formë të vazhdojnë edhe në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Ademi.

Nga ana e saj, Haxhiu përgëzoi futbollistet dhe stafin teknik, duke theksuar ndikimin e tyre përtej sportit.

“Ju, së bashku me trajnerin tuaj, jeni duke e lartësuar emrin e shtetit tonë. Jeni frymëzim për shumë vajza në Kosovë dhe përtej, pasi sukseset tuaja tashmë janë vërejtur edhe ndërkombëtarisht. Ju dëshiroj shumë fat dhe sukses në ndeshjen e sotme. Do të vazhdoj t’ju mbështes në vazhdimësi, sepse suksesi juaj është edhe sukses i shtetit”, deklaroi ajo.

Vizita vjen në një moment të rëndësishëm për përfaqësuesen, e cila synon të vazhdojë me rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Investim prej 74 milionë eurosh për modernizimin e Spitalit Klinik në Tetovë 1 May 2026
“Mos harro bukën o idiot, nesër s’do jesh menaxher i askujt”, Stresi vazhdon ofendimet ndaj menaxherit të “BabaStars” 8 July 2021
Gashiq e padëshiruar në Gjakovë, qeveria hesht29 June 2021