Radhë të gjata automjetesh janë regjistruar në Bejrut dhe zonat përreth, ndërsa mijëra qytetarë libanezë po rikthehen në shtëpitë e tyre pas një marrëveshjeje armëpushimi mes Izrael dhe Liban.
Kthimi i të zhvendosurve vjen pas një armëpushimi 10-ditor, ku pjesë e marrëveshjes është edhe Hezbollah. Në shumë raste, të kthyerit janë parë duke mbajtur simbole që lidhen me këtë organizatë.
Zona jugore e kryeqytetit, e konsideruar bastion i Hezbollahut, paraqitet e dëmtuar rëndë nga sulmet ajrore, ndërsa banorët kanë nisur menjëherë përpjekjet për të rikthyer jetën normale.
“Do i riparojmë të gjitha, do i bëjmë më mirë nga ç’ishin. E rëndësishme është të jetojmë me dinjitet dhe krenari dhe të mos sundohemi nga askush”, u shpreh Jamila Bassam, një nga banoret e rikthyera.
Marrëveshja për ndërprerjen e luftimeve është arritur me ndërmjetësimin e Donald Trump, megjithatë mbeten dilema për qëndrueshmërinë e saj, sidomos për shkak të kërkesave të Izrael për çarmatosjen e Hezbollahut, një çështje që konsiderohet sfiduese për autoritetet libaneze.
Situata në terren vijon të mbetet e brishtë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet në rajon.