Nga Bota
18 April 2026
Papa mohon përplasje me Trump, fjalimet në Afrikë të përgatitura më herët

Gjatë një fluturimi nga Kameruni drejt Angola, Papa Leoni XIV ka hedhur poshtë pretendimet për një përplasje me Donald Trump, duke theksuar se fjalimet e tij në Afrikë nuk ishin reagim ndaj deklaratave të presidentit amerikan.

“I kam shkruar dy javë më parë”, u shpreh Papa, duke shtuar se nuk ka interes për debat publik me Trump. “Nuk jam aspak i interesuar të debatoj me të”, deklaroi ai para gazetarëve.

Kreu i Kishës Katolike sqaroi se mesazhet e tij gjatë vizitës apostolike ishin përgatitur shumë më herët dhe nuk kishin lidhje me komentet e fundit politike. “Janë përgatitur shumë kohë më parë, para se Donald Trump të komentonte për mua dhe mesazhin e paqes që po promovoj”, theksoi ai.

Sipas tij, interpretimet për një përplasje janë të pasakta dhe të nxitura nga narrativa mediatike, ndërsa theksoi se misioni i tij mbetet përhapja e paqes dhe vëllazërisë.

Ndërkohë, debatet publike janë shtuar pas komenteve të bëra nga Trump në rrjete sociale, ndërsa Papa ka vijuar të kritikojë retorikën e luftës dhe tensionet ndërkombëtare gjatë vizitës së tij në Afrikë.

Selia e Shenjtë ka bërë të ditur se deklaratat e Papës nuk janë të drejtuara ndaj ndonjë figure të veçantë politike.



Të ndryshme
Më shumë
A dëshiron Ali Ahmeti të bëhet President i Maqedonisë së Veriut? Ja si përgjigjet kreu i BDI-së25 October 2021
“Organizatorët e 27 prillit”, sot fjalë përfundimtare të mbrojtjes 6 July 2021
Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld publikojnë fotografi nga takimi i tyre i parë, i cili ndodhi një vit më parë23 June 2021