Nga Rajoni
18 April 2026
Liderët progresistë mblidhen në Barcelonë, fokus bashkëpunimi dhe sfidat globale

Në kuadër të takimit Global Progressive Mobilisation që po zhvillohet në Barcelona, është mbajtur një darkë e liderëve ku kanë marrë pjesë figura të njohura të politikës progresive evropiane dhe ndërkombëtare.

Në këtë takim ishin të pranishëm, ndër të tjerë, Pedro Sánchez, Katarina Barley, Tanja Fajon, Edi Rama, David Lammy, si dhe Kathleen Van Brempt, Andreas Babler, Lars Klingbeil dhe Giacomo Filibeck.

Diskutimet janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, adresimin e sfidave globale dhe ndërtimin e politikave progresive që synojnë t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve. Liderët kanë theksuar rëndësinë e koordinimit më të ngushtë mes forcave progresiste në nivel evropian dhe global.

Takimi është vlerësuar si pjesë e një mobilizimi të përbashkët që synon rritjen e bashkëpunimit politik dhe promovimin e ideve për drejtësi sociale, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.



Të ndryshme
Më shumë
Debati për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe vazhdon në Kosovë22 March 2026
Një nga aktorët më të kërkuar në Turqi shfaqet në serial me një zingjir me shqiponjë14 September 2021
Maqedonia zë vendin e dytë në rajon për numrin e të vdekurve nga Covid 1929 August 2020