Nga Vendi
19 April 2026
Kërcënim për bomba në “East Gate” dhe “Diamond”, policia në terren

Një alarm për sigurinë është ngritur këtë të diel në Shkup, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka mbërritur një mesazh kërcënues për vendosjen e mjeteve shpërthyese në dy qendra tregtare.

Në njoftim thuhet se në “East Gate” dhe “Diamond” janë vendosur mjete shpërthyese, çka ka detyruar autoritetet të reagojnë menjëherë.

Pas marrjes së informacionit, policia ka ndërhyrë duke nisur kontrolle të detajuara në të dy qendrat tregtare, me qëllim verifikimin e kërcënimit dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
“Nuk kalon ditë pa e kërkuar”, Selvija flet për mungesën e Shpatit në jetën e djalit 8 October 2026
Dafina Zeqiri mban koncert virtual për fansat e saj15 May 2020
Britania e Madhe porosi Kosovës: Keni mbështetjen tonë, ruajeni qetësinë16 September 2026