Nga Rajoni
19 April 2026
Haxhiu kërkon konsensus politik, kundër zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për marrëveshje politike dhe konsensus mes partive, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ajo u shpreh se kjo javë është vendimtare për zhvillimet politike dhe se partitë duhet të shfrytëzojnë takimet për të arritur një marrëveshje rreth emrit të presidentit, duke theksuar se procesi mund të përmbyllet shpejt nëse ekziston vullneti politik.

Haxhiu theksoi se ftesat për takime po bëhen nga kryeministri Albin Kurti, dhe sipas saj, partitë duhet t’u përgjigjen pozitivisht këtyre iniciativave për të shmangur krizën institucionale.

Ajo shtoi se qytetarët nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja në këtë fazë dhe se prioritet duhet të jetë stabiliteti politik dhe interesi publik, duke i bërë thirrje partive që të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.



Të ndryshme
Më shumë
“Ka këngëtare të njohura,” pretendimi i fortë i Doresës për skandalin e grupit të vajzave 5 November 2026
Zgjedhjet lokale, BDI brenda javës do të shqyrtoj të gjitha situatat 2 May 2025
Shkurte Fejza me thirrje kundër dhunës ndaj grave: “Një apel për jetën, një apel për ndërgjegjen”!29 October 2026