Nga Vendi
20 April 2026
Janevska: Ligji në arsim drejt fazës qeveritare para se të shkojë në Kuvend

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka bërë të ditur se projektligji në fushën e arsimit është përmbyllur, por ende nuk do të dërgohet menjëherë në procedurë parlamentare, pasi pritet të kalojë edhe disa faza të tjera shqyrtimi.

Ajo theksoi se do të zhvillohet edhe një takim i fundit me palët e interesuara, për të dëgjuar kërkesat dhe vërejtjet e tyre, para se dokumenti të procedohet më tej në qeveri.

“Për procedurë parlamentare ka akoma kohë, kam caktuar edhe një mbledhje për grupin e interesuar dhe kjo do të jetë e fundit, siç e kam përmendur, ligji tashmë është përmbyllur mirëpo është e drejtë ti dëgjojmë të gjithë ata që kanë kërkuar takim dhe më pas do të vazhdoj në procedurë qeveritare”, deklaroi Janevska.

Sipas saj, në vijim ligji do t’i nënshtrohet kontrollit nga sektori i legjislacionit për përputhshmëri juridike dhe gjuhësore, ndërsa më pas do të shqyrtohet nga kabineti qeveritar. Vetëm pas përfundimit të kësaj faze, drafti do të kalojë në procedurë parlamentare për miratim.



Të ndryshme
Më shumë
Shumë kritika e pak lëvdata për masat lehtësuese për çmimin e naftës në Gjermani19 September 2026
Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët: Dy mrekullitë e mia 1 October 2026
VLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni janë trashëgimia e BDI-së 7 July 2025