ShowBiz
20 April 2026
Mateo falënderon publikun pas finales, “dashuria juaj është fitorja ime më e madhe”

I renditur i treti në finalen e madhe të Big Brother Albania 5, Mateo ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë një mesazh falënderimi për mbështetësit e tij.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ai ka shprehur mirënjohjen për votat dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë rrugëtimit në shtëpinë më të famshme.

“Mirënjohje pafund për suportin, mirënjohje për çdo votë, çdo mesazh, për çdo video që keni bërë për mua, çdo shqiptari që ka shpenzuar kohë nga koha e tij për të më mbështetur në këtë rrugëtim, falënderime pafund nga zemra për çdo gjë që keni bërë për mua, dashuria që më keni dhuruar është fitorja ime më e madhe”, është shprehur ai.

Mateo e konsideroi përvojën në këtë format si një eksperiencë të veçantë, duke theksuar se mbështetja e publikut mbetet arritja e tij më e rëndësishme.



Të ndryshme
Më shumë
CNN: SHBA po shkon drejt humnerës dhe po tërheq botën me vete29 September 2021
Kosovë: 119 raste të reja me COVID-1915 July 2020
Salvini përgëzon Ermal Metën në Sanremo, deklarata ngjall debat në median italiane28 February 2026