ShowBiz
20 April 2026
Selin përmbyll 120 ditët me mesazh emocional, “Kurora është e jona”

Pas 120 ditësh në një rrugëtim të gjatë dhe emocional, Selini ka ndarë një mesazh mirënjohjeje, duke e përshkruar eksperiencën e saj si një sfidë jo vetëm me njerëzit me të cilët ndau një shtëpi, por mbi të gjitha me veten.

Ajo theksoi se ky ishte një proces i thellë reflektimi dhe vetëzbulimi, ku “Selini e vërtetë” ka qenë prezente 24 orë në ditë gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Në mesazhin e saj, Selini u shpreh se mbështetja e publikut ka qenë vendimtare, duke e quajtur komunitetin e saj një familje të dytë:

“Publiku im, dashamirësit e mi, mbështetësit e mi, pa ju rrugëtimi im nuk do të kishte shpirt, nuk do të kishte dritë, nuk do të kishte kuptim. Nuk matet rruga me hapat që hedh, por me zemrat që prek.”

Ajo shtoi se rrugëtimi i saj nuk ishte drejt finales, por drejt vetvetes, duke falënderuar gjithashtu persona që sipas saj kanë ndikuar dhe e kanë frymëzuar gjatë këtij procesi.

Në fund, Selini u shpreh mirënjohëse për çdo mesazh, për çdo mbështetje dhe për çdo kritikë, duke theksuar se për të nuk ishte vetëm një garë, por një fitim familjeje dhe emocioni.

“Kurora ime është e jona. Faleminderit nga zemra, e juaja përgjithmonë, Selin the Queen,” përmbylli ajo mesazhin e saj.



Të ndryshme
Më shumë
Nga sot, Franca do t’i pezullojë mjekët e infermierët e pavaksinuar15 September 2021
Berisha: Basha, kryeministër në 2021. Ja këshilla ime për opozitën23 June 2020
Zgjedhjet lokale 2025/ Ja sa kryetar u zgjodhën në raundin e parë dhe sa shkojnë në balotazh20 October 2025