Sport
20 April 2026
Shqiptarët vendimtarë në Europë dhe MLS, Asllani shënon nga penalltia, Gripshi shpallet lojtari i ndeshjes

Futbollistët e Kombëtares shqiptare po vijojnë të kenë ndikim të rëndësishëm në kampionatet europiane dhe në atë amerikan, në një fazë vendimtare të sezonit ku paraqitjet e tyre kanë spikatur.

Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në ndeshjen e Beshiktashit ndaj Samsunsporit, duke kontribuar në ngushtimin e diferencës për skuadrën e tij.

Në kampionatin rus, Nazmi Gripshi u dallua me një asist në ndeshjen e Rubin Kazanit, duke ndihmuar skuadrën të kalojë përkohësisht në avantazh. Pavarësisht barazimit në fund, ai u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes”.

Në Shtetet e Bashkuara, në MLS, Myrto Uzuni vazhdon të jetë një element kyç për Austin, duke regjistruar një asist në përballjen ndaj Torontos.

Në ndeshjet e fundit, disa lojtarë të Kombëtares shqiptare janë aktivizuar si titullarë, përfshirë Strakoshën, Gjimshitin, Asllanin, Laçin, Shehun, Gripshin dhe Dakun, ndërsa nga stoli kanë dhënë kontribut Mitaj, Pilo, Broja dhe Hysaj.



Të ndryshme
Më shumë
Zvicër: Nis fushata për t’i dhënë fund “penalizimit të martesës” në taksa 2 October 2026
Thaçi e ekspozonë makinerinë ushtarake që Kosova e bleu nga amerikanët27 July 2020
VLEN: Shëndetësia hyn në fazë të re, do të blihen 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë24 December 2025