Nga Vendi
20 April 2026
Akuza ndaj VLEN, kritika për mungesë rezultatesh në përfaqësimin institucional të shqiptarëve

Një reagim kritik është drejtuar ndaj koalicionit VLEN, duke e akuzuar për mungesë rezultatesh konkrete në përfaqësimin institucional të shqiptarëve, pavarësisht periudhës dyvjeçare në pushtet.

Në reagim theksohet se ende nuk është siguruar emërimi i një zëvendësdrejtori shqiptar në “Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele”, duke e cilësuar këtë si dëshmi të mungesës së efektivitetit dhe dështimeve politike.

Po ashtu, thuhet se premtimet për dinjitet, përfaqësim dhe ndryshime nuk janë përmbushur, duke përmendur mungesë progresi në zbatimin e gjuhës shqipe, punësime, si dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Reagimi thekson gjithashtu se një pjesë e përfaqësuesve aktualë të VLEN kanë qenë pjesë e pushtetit edhe më herët, duke e vënë në pikëpyetje kredibilitetin e tyre si forcë politike “ndryshimi”.

Sipas këtij qëndrimi, problemi kryesor nuk qëndron te deklaratat politike, por te mungesa e rezultateve konkrete në fusha si arsimi, gjuha, përfaqësimi dhe integrimet, duke u vlerësuar se pritshmëritë e qytetarëve nuk janë përmbushur.



Të ndryshme
Më shumë
Reforma në arsimin e lartë, lehtësohen kriteret për publikime shkencore dhe avancim akademik31 March 2026
E habitshme! Fansi shet qese me ajër nga koncerti i Kanye West, merr oferta të majme28 July 2021
Gjykata Speciale ngrit aktakuzë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit24 June 2020