Nga Bota
21 April 2026
Negociata të tensionuara SHBA–Iran në Pakistan, rritet presioni për marrëveshje

Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë mbërritur në Pakistan për një raund të ri bisedimesh, në një përpjekje për të zbutur tensionet e rritura mes dy vendeve. Negociatat po zhvillohen nën drejtimin e zv/presidentit amerikan JD Vance dhe kryetarit të parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, në një moment delikat për stabilitetin rajonal dhe global.

Takimi vjen pas disa ditësh përplasjeje diplomatike dhe retorike të ashpër. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se, në mungesë të një marrëveshjeje deri të mërkurën, bombardimet mund të rifillojnë, duke shtuar presionin mbi palët negociuese.

Nga ana tjetër, Teherani ka reaguar duke theksuar se Uashingtoni kërkon dorëzim dhe jo një marrëveshje të barabartë, duke nënvizuar se nuk do të përkulet përballë kërcënimeve. Paralelisht, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se operacionet ndaj Iranit nuk kanë përfunduar, çka shton pasigurinë në rajon.

Zhvillimet e fundit kanë reflektuar menjëherë në tregjet globale, ku bursat kanë pësuar rënie, ndërsa çmimet e naftës janë rritur për shkak të frikës nga një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit.



Të ndryshme
Më shumë
Zbuloni se çfarë përdornin ikonat e bukurisë për të ruajtur fizikun e tyre18 October 2021
Pakistani forcon rolin diplomatik me ndërmjetësimin e armëpushimit SHBA–Iran 9 April 2026
“Gruaja shqiptare u përdhunua 7 herë”, dëshmia tronditëse në Greqi21 June 2021