Nga Rajoni
21 April 2026
Trump vlerëson Osmanin në fund të mandatit, thekson trashëgiminë dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Në përmbyllje të mandatit të saj si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër vlerësimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në mesazhin e tij, Trump nënvizon bashkëpunimin e përbashkët në kuadër të Bordit të Paqes dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar këtë raport edhe në të ardhmen.

Ai thekson se Osmani do të lërë pas një trashëgimi të rëndësishme për vendin e saj dhe më gjerë, duke shtuar, “ndërsa së shpejti do të largohemi nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formojë të ardhmen e vendit tuaj, të rajonit të Ballkanit dhe të gjithë Evropës”.

Letra është bërë publike nga vetë Osmani në rrjetet sociale, ku ajo ka shprehur mirënjohjen për vlerësimin dhe ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-në. Sipas saj, “lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë”, ndërsa ka shtuar se mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
Reperi njofton se është ‘shtatzënë’ me albumin e parë 3 September 2021
Deri te UNESCO reagojnë 34 organizata nga Maqedonia dhe Shqipëria22 July 2021
Zhegrova feston ditëlindjen para ndeshjes, fokus i plotë te suksesi me Kosovën31 March 2026