Nga Vendi
21 April 2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Gordana Duvnjak, lë pas karrierë të gjatë në media

Pas një sëmundjeje të gjatë, ka ndërruar jetë gazetarja dhe redaktorja Gordana Duvnjak, një emër i njohur në mediat e Maqedonisë së Veriut me një karrierë të gjatë në gazetari, veçanërisht në fushat e politikës dhe drejtësisë.

Duvnjak e nisi rrugëtimin e saj profesional në vitin 1988 në Radiotelevizionin Maqedonas, ndërsa më pas ka punuar në disa media të njohura si “Nova Makedonija”, “Utrinski Vesnik”, “Makfax”, “1TV” dhe së fundmi në javoren “Focus”, ku ka mbajtur edhe role redaktoriale.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e bëri të ditur djali i saj, Martin Duvnjak, i cili në një mesazh emocional e përshkroi atë si një figurë të fortë dhe profesionale. Ai shkroi, “Nëna, gruaja, mbretëresha jonë Gordana Duvnjak ka ndërruar jetë, një profesioniste dhe gazetare e nivelit të lartë që ishte shembull i ndershmërisë dhe dashurisë për profesionin”.

Duvnjak ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare



Të ndryshme
Më shumë
Bytyqi akuzon Qeverinë: Ribalanci rrit deficitin dhe shkurton investimet zhvillimore 7 July 2026
Burrin e ka mbajtur gjithmonë sekret! Alketës i dalin fotot e dasmës me të shoqin…29 September 2021
Gjermania shënoi rritjen më të madhe të lindjeve në 23 vjet – 9 muaj nga lehtësimi i izolimit15 June 2021