Nga Vendi
21 April 2026
DAP: Ka përfunduar afati për pagesën e tatimeve për vitin 2025, paralajmërohen masa ndaj borxhlinjve

Drejtoria për të Ardhura Publike ka njoftuar se ka përfunduar afati për pagesën e diferencës tatimore për vitin 2025, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të shlyejnë detyrimet sa më shpejt për të shmangur borxhet dhe masat ndëshkuese.

Sipas DAP-it, afati për pagesë ka përfunduar më 16 prill, ndërsa institucioni ka rikujtuar tatimpaguesit se vonesat sjellin rritje të borxhit për shkak të interesit dhe rrezik për bllokim të llogarive bankare apo masa të tjera të mbledhjes së detyruar.

Në njoftim thuhet, “pagesa e vonuar do të thotë rritje e borxhit për shkak të interesit dhe rrezik i mbledhjes së detyruar”, duke theksuar rëndësinë e pagesës në kohë për funksionimin e shërbimeve publike.

DAP ka bërë të ditur se nga 19 550 bilance të regjistruara, deri tani janë kryer pagesat në 10 252 raste, ndërsa pjesa tjetër pritet të shlyejë detyrimet në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
Kongresi i partisë, Ahmeti: BDI lindi nga nevoja për barazi, drejt përfaqësimit të drejtë institucional të shqiptarëve20 December 2025
Shërohen 136 pacientë nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut 4 August 2020
Filipçe: Çerdhet mund të hapen në shtator28 August 2020