Nga Rajoni
21 April 2026
Djali i heroit Agim Ramadani sulmon Fatos Gecin për deklaratën ndaj Thaçit

Jeton Ramadani ka reaguar me tone të forta ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci, pas deklaratës së tij se Hashim Thaçi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Djali i heroit Agim Ramadani e cilësoi këtë qëndrim si degradim, duke theksuar se deklarata të tilla nuk përfaqësojnë vlera dhe nxisin përçarje në shoqëri.

Në reagimin e tij publik, ai u shpreh se, kjo nuk është lidership, është degradim, ndërsa kërkesa për burgim të përjetshëm ndaj atyre që kanë kontribuar për vendin tregon mungesë dinjiteti dhe standardi.

Ramadani përdori edhe gjuhë të ashpër ndaj deputetit, duke shtuar se, heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua, ndërsa e quajti atë analfabet dhe theksoi se një qasje e tillë përfaqëson vetëm përçarje.



Të ndryshme
Më shumë
Regjistrimi i diasporës, prin Zvicra dhe Gjermania30 September 2021
Qeveria zvicerane bën lehtësime për punëtorët, qiramarrësit dhe bizneset 5 July 2020
Protestë e banorëve të Çashkës para KSHZ-së: Të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve23 October 2025