Nga Rajoni
22 April 2026
Zelensky paralajmëron: Lufta në Ukrainë nuk mund të lihet në pritje për shkak të Iranit

Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij nuk duhet të shtyhen për shkak të zhvillimeve në Iran, duke e cilësuar një qasje të tillë si rrezik të madh.

Në një intervistë për CNN, ai theksoi se ndonëse bisedimet teknike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë, nuk ka hapësirë për takime të nivelit të lartë për shkak të angazhimit të njëjtë të ekipit amerikan në dy kriza njëkohësisht.

Zelensky paralajmëroi se Ukraina nuk duhet të lihet për më vonë, duke shtuar se vendi ndodhet në një krizë të thellë dhe kërkon vëmendje të menjëhershme ndërkombëtare. Ai theksoi se situata në Iran ka ndikuar edhe në furnizimet ushtarake për Ukrainën, veçanërisht në mungesën e raketave antibalistike.

Duke komentuar edhe mbështetjen financiare, ai e cilësoi kredinë prej 90 miliardë eurosh të miratuar nga Bashkimi Evropian si çështje jete dhe mbijetese, duke theksuar se mungesa e fondeve po kufizon prodhimin e armëve, pavarësisht kapaciteteve ekzistuese.

Sipas tij, edhe pse Ukraina ka potencial për të rritur prodhimin, kufizimet financiare mbeten pengesë kryesore për përballimin e sfidave në terren.



Të ndryshme
Më shumë
Bjordi flet për mungesën e madhe të Adelës21 October 2021
Departamenti i Shtetit: Të udhëheqësh biznes në Maqedoni është e lehtë, problem është korrupsioni 8 July 2021
Publikohen rezultatet e maturës shtetërore në Maqedoni, nota mesatare në nivel shtetëror është mbi 3 5 July 2021