Nga Vendi
22 April 2026
VLEN: Qeveria teknike është modeli i së kaluarës, jo nevojë aktuale e demokracisë

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj qëndrimeve të BDI-së për ruajtjen e qeverisë teknike, duke e cilësuar këtë debat si hipokrizi dhe përpjekje për deformim të realitetit politik.

Ajo u shpreh se qeveria teknike nuk përfaqëson standard demokratik, por një masë emergjente e krijuar në vitin 2015, në një periudhë krize politike dhe institucionale. Sipas saj, ky mekanizëm u vendos për të garantuar zgjedhje të drejta në një situatë të tensionuar, ndërsa sot nuk ekziston më i njëjti kontekst.

Imeri Stafai theksoi se edhe vetë BDI kishte dhënë dakordësi për heqjen e këtij modeli në vitin 2023, duke ngritur pyetje mbi qëndrueshmërinë e pozicionit të saj politik.

Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut sot ndodhet në një fazë stabiliteti institucional si vend anëtar i NATO-s dhe se zgjedhjet e fundit janë vlerësuar si ndër më demokratiket, duke argumentuar se nuk ka më nevojë për mekanizma të përkohshëm krize.

“Vendi ka nevojë për institucione funksionale dhe zgjedhje që organizohen nga qeveri me mandat të plotë, jo për modele të përkohshme që i përkasin së kaluarës”, u shpreh ajo.

VLEN vlerëson se insistimi për qeveri teknike është përpjekje për të frenuar zhvillimin demokratik të vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Policia i shkon në banesë Adrian Hilës për ta marrë në pyetje, por s’e gjen, reagon kompozitori... 1 October 2026
Kurti: Investimi në ushtri mbetet prioritet yni ...22 October 2021
“Nuk largohem nga detyra”, Rama për median greke: Një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit27 October 2026