Sport
22 April 2026
Irani thotë se është gati për botërorin 2026, qeveria siguron përgatitjet e kombëtares

Irani ka deklaruar se është plotësisht i përgatitur për pjesëmarrjen e kombëtares së futbollit në FIFA World Cup 2026, që do të zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe SHBA.

Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Moharejani, tha për transmetuesin shtetëror Irib se Ministria e Sporteve dhe Rinisë ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për përfaqësuesen e vendit në turneun më të madh të futbollit botëror.

Ndërkohë, ministri i sporteve, Ahmad Donyamali, ka deklaruar më herët se pjesëmarrja e Iranit mbetet e varur nga vendimi përfundimtar i qeverisë dhe nga kushtet e sigurisë. Ai kishte theksuar se skuadra po përgatitet për grumbullim, por vendimi final do të merret në varësi të situatës dhe garancive për siguri gjatë aktivitetit.

Sipas tij, ekipi parashikohet të hyjë në grumbullim disa ditë para turneut, ndërsa pjesëmarrja do të konfirmohet vetëm nëse plotësohen kushtet e nevojshme organizative dhe të sigurisë.



Të ndryshme
Më shumë
Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës 26 July 2021
A janë bashkuar Tuna dhe Patrisi? 6 July 2021
Qeveria: Rritja e PBB-së prej 3.4% e vendos Maqedoninë në grupin e njëjtë me shtetet e pasura si Irlanda, Danimarka dhe Polonia 4 June 2025