Paga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje prej 7.2 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas raportit, rritja është ndikuar kryesisht nga shtimi i pagave në disa sektorë kyç, ku shërbimet administrative dhe mbështetëse kanë shënuar rritje prej 12.3 për qind, minierat dhe guroret 10.6 për qind, si dhe furnizimi me ujë, kanalizimi dhe menaxhimi i mbeturinave me 9.4 për qind.
Në muajin shkurt, paga mesatare mujore neto ka arritur në 46.159 denarë, ndërsa paga bruto është regjistruar në 69.371 denarë.
Megjithatë, raporti evidenton edhe sektorë ku është shënuar rënie mujore e pagave, ku më të prekurit janë bujqësia, pylltaria dhe peshkimi me 5.7 për qind, pasuar nga veprimtaritë e tjera shërbimi me 5.0 për qind dhe arti, argëtimi dhe rekreacioni me 4.6 për qind.