Nga Vendi
27 July 2020
14 persona rikthehen në pozita udhëheqëse në MPB

Prej sot komfor dispozitave ekzistuese ligjore për funksionimin e qeverisë teknike, përsëri janë kthyer në pozita të vjetra udhëheqëse 14 persona në aq njësi organizative në MPB të cilët qenë në këto pozita edhe para formimit të qeverisë teknike.

Nga MPB kanë njoftuar se janë reviduar edhe përbërjet e trupave dhe komisioneve pranë MPB-së. Për udhëheqës në Manastir është emëruar Afrim Shabani, në Kumanovë Sevdail Xhaferi, në Ohër Hamdi Emini, në Shkup Memedali Muharemi, ndërsa në Tetovë Jetmir Abazi.

Siç bën të ditur MPB në pozita udhëheqëse kthehen Toni Jakimovski, shef i SPB Shkup në Byronë për Siguri Publike, Sasho Smileski shef i SPB Ohër në BSP, Marjan Kocev shef i SPB Shtip në BSP, Sllavko Jovanovski shef i SPB Manastir në BSP, Igor Karavilovski shef i SPB Prilep në SPB Manastir në BSP si dhe Zllate Janevski në SPB Veles në BSP dhe Tanço Projkovski shef i SPB Strumicë në BSP.

Në kumtesën e MPB-së theksohet se në funksionet e vjetra udhëheqëse kthehen edhe Stojançe Veliçkoviq, shef i SPB Kumanovë në BSP, Dejan Andonov, ndihmës i ministrit në Departamentin për kontroll të brendshëm, kriminalistikë dhe hetime e standarde profesionale, pastaj Branko Trajanovski shef i Departamentit për operacione speciale policore në BSP, Mitko Danevski komandant i Njësisë për operacione speciale në BSP, Llazo Vellkovski shef i Sektorit për luftimin e krimit serioz dhe të organizuar në BSP si dhe Primisllav Dimovski shef i Njësisë për policisë intervente në SPB Shkup në BSP dhe Marjan Zdravkovski, ndihmës i ministrit në Departamentin për informatikë dhe telekomunikime.



Të ndryshme
Më shumë
Sa i pagoi Afrim Muçiqi – Shkurte Gashin e Shkëlzen Jetishin që i kënduan në dasmën e djalit? 3 September 2021
Çfarë ndodhi? Ilir Shaqiri ironizon Beatrix Ramosaj16 March 2022
MSH: Qytetarët do të thirren për të marrë vaksinën nëpërmjet një faqe interneti e dedikuar për vaksinimin10 February 2021