Nga Rajoni
23 April 2026
Rama nga Athina dhe Delphi, takim me Mitsotakis dhe shqiptarët në Greqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një foto-album nga vizita e tij në Athina dhe në Delphi, ku ka zhvilluar takime zyrtare dhe miqësore.

Gjatë vizitës, Rama është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, si dhe ka marrë pjesë në aktivitetet e Forumi Ekonomik i Delphi-t. Ai gjithashtu ka zhvilluar një takim me pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkroi, “Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e një dite të ngrohtë në Athinë e në Delphi, ku mbrëmja u mbyll përmes një rruge, ku u mblodhën si me magji plot shqiptarë, ju uroj një ditë të mbarë”.

Vizita e tij është shoqëruar me takime të shumta diplomatike dhe komunitare.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti: E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan26 November 2021
Reagon Alba e BBVK: Turp edhe haram për gjithë shqiptarët myslimanë që e shesin Kuranin për biznes 12 September 2026
Mexhiti: Nuk do të ketë rekonstruim të qeverisë, por do ketë plotësim të vendeve28 November 2025