Nga Vendi
23 April 2026
Në Spitalin Gjinekologjik Çair mbillen pemë në Ditën e Tokës, mesazh për gjeneratat e ardhshme

Në kuadër të Ditës së Planetit Tokë, në oborrin e Spitalit Gjinekologjik-Obstetrik në Çair është zhvilluar një aktivitet simbolik për mbjelljen e pemëve, në nder të jetëve të reja që lindin çdo ditë në këtë institucion shëndetësor.

Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik Çair, Meral Uzeiri Ferati, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu dhe ministrin e Ekologjisë, Muhamed Hoxha, morën pjesë në këtë iniciativë mjedisore, e cila synon ndërgjegjësimin për ruajtjen e ambientit.

Në deklaratën e saj, Uzeiri Ferati theksoi rëndësinë e përgjegjësisë ndaj brezave të ardhshëm, duke u shprehur se, “Ditën e Planetit Tokë ia kushtuam gjeneratave të ardhshme dhe në oborrin e spitalit mbollëm pemë në nder të të gjitha jetëve të reja që u lindën sot. Detyra jonë është t’u lëmë një mjedis të shëndetshëm atyre që vijnë pas nesh.”

Ajo shtoi se institucionet mbeten të përkushtuara ndaj zgjidhjeve sistematike për një tranzicion të gjelbër, duke theksuar se ndryshimi real kërkon mobilizim të gjithë shoqërisë. “Nuk kemi planet rezervë, kjo është e vetmja shtëpia e jona”, u shpreh ajo, duke falënderuar gjithashtu Ministrinë e Ekologjisë për donacionin.

Ky aktivitet u vlerësua si një mesazh simbolik për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe kujdesit ndaj brezave që vijnë.



Të ndryshme
Më shumë
Arbenita Ismajli publikon në Instagram imazhin e ëmbël të vajzës18 August 2021
Nis në Hagë gjyqi i dytë ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë27 February 2026
Ngordh luani më i famshëm i Afrikës16 June 2021