Nga Rajoni
23 April 2026
Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur shqiptar, Rexhep Qosja, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit intelektual dhe albanologjisë moderne.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, ndërsa është bërë e ditur se nuk do të ketë organizime institucionale në nder të tij, në përputhje me dëshirën e të ndjerit.

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi”, thuhet në njoftimin e publikuar nga nipi i tij, Valjet Rexhepi.

Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj dhe ka lënë pas një trashëgimi të gjerë shkencore dhe letrare. Ai është autor i mbi 30 veprave në fushën e kritikës letrare, historisë së letërsisë, publicistikës dhe romanit, duke u konsideruar një nga figurat më me ndikim në studimet albanologjike.

Gjatë karrierës së tij akademike, ai ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në Universitetin e Prishtinës, duke mbajtur edhe poste drejtuese dhe shkencore me rëndësi.



Të ndryshme
Më shumë
Trump pranon përfshirjen direkte të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit, paralajmëron shkatërrim të kapaciteteve raketore28 February 2026
Enca: Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë 6 September 2021
Valon Syla: 132 viktima ndërsa Vitia del para mediave i rrezitun30 August 2021