Nga Vendi
24 April 2026
Aksion policor në Shkup për trajtime mjekësore ilegale, nën hetim edhe dermatologë

Një aksion policor është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Shkup, në kuadër të hetimeve për trajtime mjekësore ilegale dhe përdorim të preparateve të paregjistruara.

Sipas informacioneve jozyrtare, në këtë operacion janë përfshirë mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore, ndërsa në mesin e të dyshuarve përmenden edhe dermatologë nga spitali 8 Shtatori, si dhe staf nga Klinika e Dermatologjisë dhe një qendër private estetike.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se kontrollet po zhvillohen në disa lokacione, përfshirë edhe banesat e personave të dyshuar, ndërsa hetimet janë ende në fazë aktive.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, pritet që një prokuror publik të vendosë për masat e mundshme ndaj personave të përfshirë, ndërsa deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga institucionet për këtë aksion.



Të ndryshme
Më shumë
Përplasje për Ligjin e Arsimit të Lartë: Ministria premton përmirësime, UNT ngre alarmin për Këshillin e ri universitar20 February 2026
Kosova ia ndalon hyrjen ministrit serb21 June 2021
Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviç kriminelin Radovan Karaxhiçin? 6 August 2021