Nga Vendi
24 April 2026
Analistët të ndarë për Qeverinë e Përzhinës, debatohet shfuqizimi dhe kufizimi i kompetencave

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon debati për të ardhmen e Qeverisë së Përzhinës, modelit teknik të krijuar me marrëveshje politike. Analistët Petar Arsovski dhe Vladimir Bozhinovski kanë paraqitur qëndrime të ndryshme lidhur me mundësinë e shfuqizimit të këtij mekanizmi dhe mënyrën e rregullimit të periudhës zgjedhore.

Petar Arsovski thekson se ekziston hapësirë për heqjen e qeverisë teknike, por sipas tij kjo duhet të shoqërohet me kufizime të qarta të kompetencave në periudhën parazgjedhore.

“Edhe pse ishte një mekanizëm i domosdoshëm, nuk është një mesazh i mirë për shtetin. Ndoshta është e mençur të mendohet për shfuqizimin e atij formati, por kjo duhet të shkojë paralelisht me kufizimin e kompetencave të ministrave”, u shpreh Arsovski.

Ndërkohë, Vladimir Bozhinovski vlerëson se mungesa e konsensusit politik e bën të vështirë çdo ndryshim institucional, duke shtuar se në vend të një qeverie teknike duhet të forcohen mekanizmat ligjorë për periudhën zgjedhore.

“Tek ne problemi është që shumë vështirë arrihet konsensusi, kritikë për hir të kritikës. Edhe për Qeverinë e Përzhinës konsensusi ishte i imponuar”, tha Bozhinovski.

Burimi: Tv21



Të ndryshme
Më shumë
Pas ndarjes së bujshme, ish-bashkëshorti i Adrola Dushit nis një lidhje të re20 August 2021
Osmani për France24: "Jo Separatistë, por Çlirimtarë Çliruan Kosovën nga një Regjim Gjenocidal"12 June 2026
MPJ: Nga ishulli Evia janë evakuuar 38 shtetas të Maqedonisë së Veriut10 August 2021