Nga Rajoni
24 April 2026
Gjykata e Prishtinës dënon me burg të përjetshëm dy të akuzuar për sulmin në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, duke dënuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burg.

Vendimi u dha për ngjarjen e 24 shtatorit 2023, kur gjatë sulmit në veri të Kosovës humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në seancën e shpalljes së aktgjykimit ishte i pranishëm vetëm i dënuari Dushan Maksimoviq.

Autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar këtë sulm si akt terrorizmi dhe kanë akuzuar Serbinë për përfshirje, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Sipas dosjes gjyqësore, tre të dënuarit janë pjesë e një grupi prej 45 personash të akuzuar për përfshirje në sulm, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin, i cili përmendet si udhëheqës i grupit. Gjykata ka veçuar procedurën ndaj tre të akuzuarve që ndodheshin në paraburgim, ndërsa ka refuzuar kërkesën për gjykim në mungesë për të tjerët.



Të ndryshme
Më shumë
Vajza e Bill Gates martohet me një ceremoni islame20 October 2021
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për dasmat në Maqedoni: Problemi kryesor qëndron te vallja 7 July 2020
Provokative si Gjyste Vulaj ... 17 September 2021