Nga Vendi
24 April 2026
Përplasje diplomatike pas deklaratës së ministrit shqiptar të jashtëm, reagon Besar Durmishi

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut nga radhët e partisë BESA, Besar Durmishi, ka reaguar pas një deklarate të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe zhgënjyese.

Në një postim në Facebook, Durmishi thekson se pret reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa kërkon që ministri Hoxha t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Sipas tij, përdorimi i një gjuhe të tillë shkel çdo kod etik dhe profesional për një përfaqësues shteti.

“Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ‘idiotë’. Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra”, ka shkruar ai.

Durmishi gjithashtu i kujton ministrit Hoxha obligimin kushtetues për kujdes ndaj bashkëkombësve jashtë Shqipërisë, duke theksuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e pandashme e trungut kombëtar dhe jo thjesht fqinj.

Ai ka kritikuar edhe ambasadorin shqiptar në Shkup, Denion Meidani, duke thënë se në vend të reagimit ndaj situatës, ka zgjedhur të mbajë qëndrim të heshtur dhe të përfshihet në debate politike lokale.



Të ndryshme
Më shumë
Menduh Thaçi kapet duket shkatërruar bilborde të ASH-së30 September 2021
Vesa Luma i reagon Mustafa Nanos pasi tha se ndjehet më afër me Bregoviqin 9 August 2021
Rusia nën hetim për rol të mundshëm në sulmet ndaj objekteve të CIA-s23 July 2026