Nga Rajoni
24 April 2026
ShBA dhe Shqipëria diskutojnë forcimin e rolit strategjik në sigurinë e NATO-s

Në Shqipëri është zhvilluar një fluturim demonstrativ me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.

Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane në Tiranë në Facebook, gjatë fluturimit në një bazë ushtarake të rinovuar me fonde të NATO-s, palët kanë diskutuar për mundësinë që Shqipëria të forcojë rolin e saj si nyje logjistike e Aleancës në rajon.

Në bisedime është theksuar rëndësia e investimeve në mbrojtje dhe zhvillimi i Korridorit VIII si faktorë kyç për rritjen e sigurisë rajonale dhe forcimin e kapaciteteve strategjike brenda NATO-s, raporton Klankosova.tv.



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja shqiptare lajmërohet nga kampi në Siri: Po na rrahin shumë 9 August 2021
Copernicus: Gushti i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë10 September 2026
Rama publikon fotografinë e prerë nga Samiti i Berlinit, lë jashtë Kurtin dhe Mickoskin22 October 2026