Nga Rajoni
25 April 2026
LDK propozon Osmanin për presidente, vendimi mbetet në dorën e Kurtit

Me afrimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri, dinamika politike në vend po intensifikohet, ndërsa përgjegjësia për zgjidhjen duket se po përqendrohet te partia në pushtet.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur në tavolinë emrin e Vjosa Osmani si kandidate të mundshme për presidente, në përgjigje të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për propozime nga opozita për një figurë konsensuale dhe apartiake.

Megjithatë, zhvillimet e mëtejshme varen nga qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas sinjaleve politike duhet të vendosë nëse do të hapë rrugë për një marrëveshje me LDK-në. Në këtë kontekst, përfshirja edhe e subjektit të udhëhequr nga Bedri Hamza mbetet një faktor shtesë në arritjen e konsensusit.

Nga ana tjetër, ndonëse mbështetja e plotë parlamentare nuk është e sigurt, përfaqësues të Vetëvendosjes kanë pranuar se Osmani përmbush kriteret e kërkuara për këtë post. Ajo më herët ka shprehur gatishmëri për një mandat të ri, por pa marrë përkrahjen e nevojshme nga shumica qeverisëse.



Të ndryshme
Më shumë
Dje në Maqedoni janë aplikuar 18.292 vaksina31 August 2021
Arrestohen katër persona në Tetovë, posedonin marijuanë15 September 2020
Shahpaska: Ka vende të lira në çerdhe, nënat duhet të kthehen në punë28 September 2020