Nga Vendi
25 April 2026
Gashi kërkon lista të hapura, thekson rritjen e përgjegjësisë së deputetëve ndaj qytetarëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka ritheksuar nevojën për ndryshime në modelin zgjedhor, duke u shprehur në favor të listave të hapura si një mekanizëm që rrit përfaqësimin dhe përgjegjësinë politike.

Në debatin “Zëri i qytetarëve në Kuvend”, ai deklaroi se qytetarët duhet të kenë të drejtën të zgjedhin drejtpërdrejt deputetin e tyre të preferuar, përveç votimit për partinë. Sipas tij, kjo do të ndikonte në rritjen e demokracisë dhe në forcimin e dinjitetit të përfaqësuesve të zgjedhur, duke theksuar se deputeti nuk duhet të jetë vetëm produkt i listës partiake, por edhe i votës qytetare.

Gashi nënvizoi se përgjegjësia e deputetit duhet të jetë e dyanshme, si ndaj partisë ashtu edhe ndaj publikut, ndërsa shtoi se tashmë ekziston një grup pune që po shqyrton modelin e ri zgjedhor dhe se nevojitet guxim për të ndërmarrë reforma konkrete.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Gordan Georgiev vlerësoi se sistemi aktual zgjedhor kufizon pavarësinë e deputetëve, pasi i detyron ata të ndjekin linjën partiake. Ai theksoi se renditja në lista e bën të vështirë që deputetët të veprojnë në mënyrë të pavarur, duke shtuar se integriteti personal mbetet faktor kyç, por shpesh ndikohet nga frika për të mos qenë pjesë e listave në zgjedhjet e ardhshme.

Burimi: TV21



Të ndryshme
Më shumë
Prej sot deri të premten mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar18 June 2025
Kriza energjetike në Serbi, Vuçiq: S’po më zë gjumi natën22 October 2021
Filipçe: Gruaja është në vendin e parë në shoqëri17 June 2021