Nga Vendi
26 April 2026
Treni urban nis më 1 shtator në Shkup, paralelisht investime në lokomotiva dhe autobusë elektrikë

Qeveria në Maqedonia e Veriut ka intensifikuar projektet për modernizimin e transportit publik, duke përfshirë hekurudhat dhe lëvizjen urbane në Shkup.

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski njoftoi se Hekurudha e Maqedonisë-Transport ka nënshkruar marrëveshje me Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për furnizimin me të paktën pesë lokomotiva të reja për transport mallrash, ndërsa bashkëpunimi me Banka Botërore synon sigurimin e trenave të rinj.

Ai bëri të ditur se linja e parë e trenit urban pritet të nisë më 1 shtator, duke lidhur disa nga zonat kryesore të qytetit. “Do të ndihmojë shumë në uljen e ndotjes në Shkup, do të ndryshojë mënyrën e jetesës në zonat periferike dhe do të nxisë përdorimin më të madh të transportit publik”, deklaroi Nikolloski.

Sipas tij, projekti po zhvillohet mbi infrastrukturën ekzistuese dhe është në fazë të avancuar, me synim përfundimin e punimeve deri në fund të qershorit. Paralelisht, po përgatiten edhe dy linja të tjera që pritet të përfundojnë deri në vitet 2027-2028.

Zëvendëskryeministri shtoi se këtë vjeshtë qyteti do të pajiset edhe me 100 autobusë elektrikë, duke theksuar se “kjo do të ketë ndikim të madh në uljen e ndotjes në qytet”.



Të ndryshme
Më shumë
Kuvendi dhe Avokati i Popullit nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e të drejtave të njeriut 2 April 2026
Hasani: Janë stabilizuar numrat, por jo gjendja me COVID-19 6 September 2021
Topi i Artë 2025 / Xhesika Ndoj shpallet “Talenti i Vitit” për vajza për të dytin vit radhazi15 December 2025