Nga Rajoni
26 April 2026
Rama dënon sulmin në Uashington, “godet lirinë dhe demokracinë”

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, ka reaguar pas të shtënave të regjistruara gjatë White House Correspondents' Dinner në Washington Hilton, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj vlerave demokratike.

Në një postim në rrjetin social X, Rama shprehu shqetësimin për incidentin dhe theksoi se “një sulm si ky godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo”, ndërsa shtoi se e dënon fuqishëm aktin.

Ai gjithashtu u shpreh i lehtësuar që të pranishmit në aktivitet, përfshirë edhe presidentin amerikan, janë në gjendje të mirë, duke deklaruar se “ndihem i lehtësuar që @POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë”.

Ngjarja ndodhi në momentin kur darka kishte nisur, ndërsa në hyrje të sallës u dëgjuan të shtëna që shkaktuan panik. Të pranishmit u shtrinë në dysheme, ndërsa Melania Trump dhe presidenti u larguan nga forcat e sigurisë.

Agjentët e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe evakuuan të pranishmit nga ambienti, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në vendngjarje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.



Të ndryshme
Më shumë
Dukagjin Lipa portalit serb: Që kur ju bleu Vuçiç jeni bërë patetikë28 July 2021
Werderi dhe Rashica nuk ia dalin në shtëpi, mbetja në Bundesliga do të diskutohet në ndeshjen e kthimit 2 July 2020
Kallëzohet penalisht për një person nga Kumanova i cili ka shantazuar një grua që i ka refuzuar martesën27 August 2020