Nga Rajoni
26 April 2026
Digjet makina e gazetarit Sami Curri, dyshohet për sulm të qëllimshëm

Automjeti i gazetarit Sami Curri është përfshirë nga flakët gjatë natës në Bulqizë, në një ngjarje që dyshohet të jetë e qëllimshme dhe e lidhur me aktivitetin e tij profesional.

Sipas Policia e Shtetit, rreth orës 02:58 është marrë njoftimi për djegien e një automjeti tip “Ford Fiesta”, i cili ishte i parkuar pranë banesës së gazetarit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë policia, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.

Vetë Curri e ka cilësuar ngjarjen si një mesazh kërcënues për punën e tij, duke deklaruar se “kjo është e qëllimshme dhe synon të më dërgojë një mesazh për punën që bëj, por nuk do të më frikësojë sepse gazetaria është një mision në shërbim të interesit publik dhe do të vazhdojë me çdo çmim”.

Ai shtoi se kohët e fundit ka trajtuar tema të ndjeshme, të cilat mund të kenë nxitur reagime të tilla ekstreme.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Dimitrieska-Koçoska: Do të mbështesim fuqishëm sektorin privat si nxitës i rritjes ekonomike30 January 2026
Nëna shqiptare: Nuk kam para për ti blerë fëmijëve tabletë 500 euro14 September 2021
Stoimenov: Buxheti i Maqedonisë është gjashtë herë më i madh se ai i vitit 1999 7 July 2021